Lirohen pasagjerët e parë nga aeroplani i rrëmbyer në Maltë (LIVE/Video)

Një numër prej 25 pasagjerëve janë liruar nga aeroplani Afriqiyah Airways Airbus A320 në Malta, pasi dy rrëmbyes nga grupi pro-Gadafit, Al Fatah Al Gadida, rrëmbyen aeroplanin në Libi.

Autoritetet malteze dhe libaneze janë duke vazhduar negociatat me rrëmbyesit, ndërsa gazetari Saviour Balzan, ka shkruar në Twitter se rrëmbyesit janë pajtuar të i lirojnë pasagjerët dhe kanë dorëzuar armët.

Ndërsa lirimin e 25 nga 118 pasagjerët e ka konfirmuar edhe kryeministri i Maltës, Joseph Muscat.