Lista me 42 nënshkrime për rrëzimin e qeverisë (DOKUMENT)

 

Ekskluzive: Lista me 42 nënshkrime për rrëzimin e qeverisë (DOKUMENT)

Siç ka raportuar Indeksonline dje dhe sot, mocioni i mosbesimit për qeverinë Mustafa, i inicuar nga Nisma për Kosovën ka marr mbështetjen e më shumë se 40 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ky mocion është mbështetur nga VV e AAK, madje edhe nga deputetë të koalicionit qeveritar.

Indeksonline ka siguruar listën e plotë me nënshkrimet e 42 deputetëve të Kuvendit të Kosovës që i kanë thënë “PO” kësaj nisme.

Tani kryesia obligohet që të thërras seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit ku do të votohej mocioni, i cili për të qenë i suksesshëm duhet të votohet nga 61 deputetë.

Indeksonline, ka raportuar ditë më parë se datat më të mundshme për organizimin e zgjedhjeve janë: 11 ose 18 qershori.