Lista e kuqezinjve ndaj Izraelit, De Biasi: Të bëjmë mrekullinë si në Euro 2016

Trajneri italian Gianni De Biasi kërkon fitoren me ngulm në ndeshjen e radhës përballë Izraelit.

Në një konferencë për shtyp, tekniku i kuqezinjve bëri thirrje për kujdes dhe tha se për të arritur tek fitorja skuadra duhet t’i bëjë ballë çdo vështirësie.

De Biasi: “Ndeshja nuk është e lehtë të kemi kujdes. Duhet të jemi të bashkuar në momentet e vështirësisë. E rëndësishme është të mos përulemi përpara vështirësisë. Izraeli është një skuadër me lojtarë të mirë prandaj edhe kësaj here duhet të japim më të mirën”.

Pas publikimit të listës së lojtarëve që janë zgjedhur për këtë ndeshje, De Biasi foli edhe për mungesën e Gashit, i cili nuk u thirr as në dy ndeshjet e kaluara, përballë Lihtenshtejnit dhe Spanjës.

De Biasi: Nuk është aspak e vërtetë që Shkëlzen Gashit i është mbyllur dera.  Mungesa e Kaçes dhe Gashit është bërë vetëm për arsye teknike. Na mungonte edhe  Sadiku që është shumë i rëndësishëm për ne, por do mundohemi ta rikuperojmë

Trajneri italian u kthye pas në kohë duke kujtuar se skuadra duhet të sillet ashtu si për eliminatoret e Euro 2016 ku dhanë gjithçka për kualifikim.

De Biasi: Duhet të bëjmë një mrekulli si në Euro 2016. Atëherë dhamë maksimumin dhe të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe tani. Lojtarët që pas mrekullisë në Europian ndihen nën  presion, pasi kur futemi në fushë, nuk kemi të njëjtin mentalitet përpara kundërshtarit si më parë.

Ndeshja me Izraelin luhet më 12 nëntor në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi” dhe është e vlefshme për eliminatoret e Rsui 2018./Ora News/

• Lista e lojtareve te perzgjedhur

lista-e-kombetares