Liverpooli kërkon 150 milionë euro për Coutinhon

Klubi anglez i ka treguar Barcelonës shifrën për të cilën do ta shesë yllin e skuadrës.

Philippe Coutinho po kërkohet me ngulm nga Barcelona dhe dje është raportuar që ai ka arritur marrëveshje personale me katalanasit.

Por sipas së përditshmes spanjolle Sport, reagimi i Liverpoolit ka qenë i menjëhershëm, duke i vënë çmimin e shitjes prej 150 milionë eurove reprezentuesit brazilian

Nëse Barcelona do të pranojë të paguajë shumën e kërkuar nga Liverpoolit, atëherë Coutinho do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Kujtojmë se ‘Reds’ më herët kanë refuzuar oferta prej 80 milionë eurosh nga Barça dhe Paris Saint-Germain.