Lladrovci merr 14 mijë e 242 vota, zyrtarisht kryetar i ri i Drenasit

Janë numëruar të gjitha vendvotimet për kryetar të Drenasit.

Nga numërimi i këtyre votave publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së LLadrovci ka marrë 14 mijë e 242 vota ose 62.69 përqind ndërsa Isa Xhemajlaj ka fituar 8 mijë e 476 vota ose 37.31 përqind të votave.