Llatas thirret në Prokurorinë Speciale Publike, nuk jepen detaje shtesë

 

Redaktori i Televizionit Sitel, Dragan Pavlloviq-Llatas ka qenë ftuar që të jep dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale Publike (PSP), përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

PSP-ja nuk sqaron asgjë se për cilën lëndë hetimore është ftuar Llatas që të jep dëshmi, i cili ka deklaraur se bëhet fjalë për diçka personale.

Përndryshe, Llatas është i dyshuar në dy lëndë hetimore, ”Total” dhe ”Lëndina”. Në këto lëndë, Llatas dyshohet për ndërtim pa leje të shtëpive luksoze në Zelenikovë, si edhe për evazion fiskal