Londër, gorilla arratiset nga kafazi

Gorilla Kombuka që u arratis një javë më parë nga kafazi i tij në kopshtin zoologjik në Londër, është rikthyer në kafaz pa shkaktuar asnjë problem. Gjatë arratisjes Gorilla nuk shkaktoi telashe përveç se piu 5 litra lëng boronice të pa-holluar që e gjeti gjatë shëtitjes nëpër ambientet e kopshtit.

“Dera e kafazit ishte e hapur kështu që ai doli jashtë. Por si një gorillë e mirë e llojit shpinë-agjentë ai vetëm dëshironte të eksplorojë. Ndërkohë gjatë eksplorimit gjeti edhe një sasi lëngu të shtrydhur frutash të cilën nuk nguroi ta pijë”, u shpreh Prof. David Field, drejtor i kopshtit zoologjik.

Për ta kthyer Kombukën në vendin e tij autoritet e kopshtit nuk u desh ta përdorin aspak forcën fizike. Pa panik dhe duke i folur autoritet arritën ta bindin dhe ta kthejnë në kafaz. Drejtori i kopshtit zoologjik thotë se një gjë e tillë është e mundur për shkak të lidhjes së veçantë që krijohet mes kafshëve dhe autoriteteve të kopshtit.

Shefkije Alasani