Londra: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Talat Xhaferin

Zyra e Jashtme britanike e ka përshëndetur zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë dhe bën thirrje për transferim të papenguar dhe të qetë të qeverisjes

Në njoftimin zyrtar të Ambasadës britanike në Shkup thuhet se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme që të bashkëpunojë me kryetarin e ri të Kuvendit, si edhe kërkojnë formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re.

Mbretëria e Bashkuar kërkon nga liderët që të përmbahen ndaj nxitjes së tendosjeve ndëretnike në Maqedoni. Njiherit bëjnë thirrje që të mos pengohet policia në kryerjen e detyrave që ka