Lotaria amerikane, 34 ditë kohë për aplikim, ja rastet që mund tju skualifikojnë (Video)

Qytetarët shqiptarë kanë 34 ditë kohë në dispozicion për të aplikuar për lotarinë amerikane DV2018.

Konsulli Amerikan në Tiranë Benjamin Hesprich, shpjegoi për Ora News se fotografia me syze dhe me e vjetër se 6 muaj por edhe arsimi i mesëm me kohë të pjesshme ju skualifikojnë automatikisht.

Lorenc Mansaku: “Personat e interesuar të futen në faqen tonë të internetit dhe të lexojnë nëse ata janë të kualifikueshëm ose jo”

Benjamin Hesprich: “Ju keni nevojë për fotografinë e re, dhe ju lutem në fotografinë e re hiqni syzet”

Lorenc Mansaku: “Fotografia të jetë e kohëve të fundit, mos përdorni fotografinë që përdoret vitin e shkuar pasi këta janë faktorë që ju skualifikojnë. Në momentin kur aplikon programi nuk të jep mundësinë që ti ta verifikosh se cilën fotografi ke vendosur, kështu që do sugjeronim që para se të ngarkohet fotografia t’i vendosni emrin e personit që po aplikon dhe pastaj të ngarkohet. Nuk ka një kriter moshe për të aplikuar. Nëse janë dy bashkëshortë, secili prej tyre ka të drejtën ta hedhë si aplikanti kryesorë. Duhet të përfshijë bashkëshorten e tij dhe fëmijët bilogjik, të birësuar të cilët banojnë ose jo me ta nën 21 vjec dhe të pamartuar.”

Benjamin Hesprich: “Mbani mend që ju duhet të keni një diplomë nga shkolla e mesme me kohë të plotë, e krahasueshme me një diplomë amerikane.”

Para nisjes së aplikimeve, konsullata amerikane theksoi se SHBA nuk ofron asistencë.

Lorenc Mansaku: “Personat e interesuar nuk mund të presin që shteti amerikan t’iu sigurojë shtëpi, pra ju duhet ta siguroni vetë ketë”

Benjamin Hesprich: “Për tu regjistruar në lotarinë amerikanë është falas, mos pagoni për këtë. Vetëm aplikoni në dvlottery.state.gov.

Sic mësohet nga burime zyrtare të departamentit të shtetit cdo vit 14 milionë e gjysëm qytetarë nga e gjithë bota synojnë ëndrrën amerikane duke hedhur llotarinë.

Shqipëria duket se thyen rekorde aplikimesh po të kihet parasysh numri i popullsisë. Në renditjen e vendeve europiane është e katërta pas Ukrahinës, Rusisë dhe Turqisë si dhe e para në rajon me 198,625 aplikime.

Nga e marta e 4 tetorit shërbim ndihme për qytetarët e interesuar ofrohet edhe nëpër kancelari por zyrtarë të ambasadës terheqin vëmendjen se për aplikimin nuk kerkohet asnjë pagesë dhe duhet të jenë të kujdesshëm ndaj abuzuesve të mundshëm.