Louise Van Gaal i jep lamtumirën futbollit

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Barcelonës dhe Bayern Munichut, Louis van Gaal, ka njoftuar për pensionimin e tij nga futbolli profesional.

Gjermani 65-vjeçar, nuk ka marrë drejtimin e asnjë skuadre pasi la Manchester United në Maj të viti të kaluar, dy ditë pasi e kishte fituar finalen e FA Cup.

“Vitin e kaluar thash se do të largohem, por më pas ndryshova mendje dhe më pas thash pusho”, ka thënë ai për “Algemeen Dagblad”, pasi mori një çmim nderi nga qeveria holandeze. “Tani besoj se nuk do të kthehem më”.

Van Gaal ka fituar ligat përkatëse me Ajaxin, Barcelonën ndërsa kishte dështuar me Holandën në Botërorin 2002.

Ndërkohë ai zbulon se ofertat nuk kanë munguar dhe e fundit i ka ardhur nga Lindja e largët, ofertë që ka vendosur ta refuzoi.

“Kanë ndodhur kaq shumë gjëra në familjen tim, saqë kur fillova të jem pranë tyre u ndjeva sërish human”, ka përfunduar trajneri, i cili pa dyshim do të mbahet mend gjatë në historinë e futbollit, si një prej trajnerëve që ka drejtuar disa nga skuadrat më të suksesshme në botë.