LR-PDSH e Selës ja çka vendosi për pjesëmarrjen në Qeveri

Në mbledhjen e Kryesisë Qëndrore të LR PDSH që u mbajtë nën kryesimin e sekretarit  të përgjithshëm  të LR PDSH, Arben Taravari, u diskutua ndër tjerash edhe për pjesmarrjen e tyre në Qeverinë reformatore.

Pas diskutimeve dhe analizave të shumta Kryesia Qendrore në formë unanime, e autorizojë grupin negocues i cili është i zgjedhur nga Kryesia Qëndrore e LR PDSH-së që të negociojë për të gjitha detajet dhe modalitetet për bashkëqeverisjen me LSDM duke i nënvizuar, strategjitë dhe  prioritetet politike.

Poashtu kryesia qendrore e LR PDSH ka sjellë vendim unanim për ta autorizuar kryesinë e ngushtë të partisë për marrjen e vendimit final për pjesmarrje në Qeveri pas përfundimit dhe epilogut të negociatave që do të zhvillohen ditët në vijim.

lr pdsh