LR-PDSH-ja themeloi Degën e Gostivarit të rinisë së saj

Më pas të pranishmëve ju drejtua Kryetari i Degës së LR-PDSH Jeton Selimi, i cili në emër të Degës së Gostivarit të LR-PDSH-së i falenderoi rinistët e Gostivarit që sipas tij, i jep përkrahjen e pa rezervë LR-PDSH-së.

Me pas fjalën e mori Sekretari Gjeneral i LR-PDSH, Arben Taravari, i cili tha se revolucioni politik i LR-PDSH-së fillon nga Gostivari dhe pikërisht nga këtu do të nisë edhe fitorja.

Në fund Kryetari i partisë, Ziadin Sela deklaroi se ”ne edhe më tutje do të vazhdojmë ta shtrijmë dorën e bashkëpunimit sepse ne bashkëpunimin opozitar dhe fitoren e popullit shqiptarë këtu në Maqedoni e kemi me gjithë mend dhe nuk e kemi lojë politike për të bërë ca deputetë më tepër që ti kemi në parlament”. Sela gjithashtu shtoi se ”neve nuk na duhet vetëm vota e shqiptarëve por na duhet edhe bekimi i tyre që të flasim në emër të shqiptarëve, ne duam që të gjithë shqiptarët ti bëjmë fitimtarë. Këtë e kanë kuptuar të gjithë dhe për ate jemi bërë bashkë me RDK-në dhe Unitetin dhe dita e ditës kjo aleancë shtohet me opozitarët e vërtetë që janë shqiptarët që jetojnë këtu në Republikën e Maqedonisë.”/Telegrafi/