LSDM: Arsimi në Maqedoni ndër më të këqinjtë në Evropë

LSDM-ja ka akuzuar Nikolla Gruevskin dhe OBRM-PDUKM-në për gjendje e arsimit në Maqedoni, ku sipas tyre është më i keqi në krahasim me vendet fqinje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Reformat e Nikolla Gruevski dhe OBRM-PDUKM-së, në arsim në vend që të rezultojnë me përparim, ato janë në kolaps të plotë në procesin arsimor. Gruevski në ndihmë të zv.ministrit të arsimit Spiro Ristovski dhe përmbaruesëve tjerë nuk mund të mundësojnë arsim cilësorë, me të cilin do të ishin të kënaqur edhe prindërit edhe nxënësit. Duhet ndryshim i qeverisë me çka do të ndryshonte edhe gjendja e arsimit”, deklaruan nga LSDM-ja.

Ata gjithashtu e kujtojnë Gruevskin se Maqedonia është në vendin e 65 nga gjithsej 76 vende, duke qenë prapa gjithë vendeve fqinje./