LSDM bën publike bartësit e listave në 6 njësi zgjedhore

Shkup, 20 tetor – Pas VMRO-së edhe LSDM ka vendosur që të bëj publike bartësit e listave për deputet në gjashtë njësitë zgjedhore të vendit, njofton Zhurnal.

Në njësinë e parë zgjedhore do të drejtojë Stevo Pendarovski derisa në të dytën ish ambasadori Nikolla Dimitrov, në njësinë e tretë zgjedhore do drejtojë ministri i brendëshëm Oliver Spasovski ndërkohë që në të katërtën Hari Lokvenec.

Radmila Sheqerinska do drejtojë njësinë e pestë derisa vet Zoran Zaev nga Strumica do të garojë për deputet si bartës liste në njësinë e gjashtë zgjedhore. Interesante është fakti se mediat e kanë sulmuar atë duke thënë se ka ikur nga gara për t’u përballur me Gruevskin në njësinë e parë, transmeton Zhurnal.