LSDM dhe VMRO zhvillojnë bisedime për formimin e qeverisë

Partitë kryesore nga blloku politik maqedonas, LSDM dhe VMRO DPMNE thonë se janë në bisedime për krijimin e qeverisë , pa dhënë ndonjë afat kohor konkret. Definicioni për zgjidhjen e çështjes së gjuhës, i propozuar nga BDI është ende duke u shqyrtuar nga grupet punuese të socialdemokratëve , thekson Bllagoj Boçvarski nga LSDM. Ne pyetjen se kur do të formohet qeveria ai u përgjigj – së shpejti , dhe shtoi se qytetarët e Maqedonisë nuk kanë kohë për te humbur.

“E kemi marrë atë propozim dhe grupet tona punuese në këshillin e socialdemokratëve po e shqyrtojnë. Nuk kemi asgjë tjetër për të kumtuar”, tha Blagoj Bocevarski, LSDM.
Nga ana tjeter , Hristijan Delev nga VMRO-DPMNE thotë se edhe partia e tij është në proces negociatash. Pavarësisht se mandatari i parë Nikolla Gruevski , nuk arriti qe te formojë shumicë parlamentare dhe te fitoje përkrahje për një kabinet te ri, Delev thotë se VMRO-DPMNE edhe më tutje vazhdon të komunikojnë , pa e potencuar konkretisht se me cilat parti politike, lajmëron Gazeta Express.
“Siç e dini ende po bisedohet. Aktivitet po zhvillohen , çdo ditë komunikohet.
Do të jeni të informuar me kohë për çfarëdo lloj përparimi”, u shpreh Hristijan Delev, VMRO-DPMNE.
Në mungesë të afatit ligjor në këtë fazë të negociatave partiake , si kornizë e vetme për përshpejtimin e procesit për formimin e qeverisë , sipas liderit te LSDM Zoran Zaev mund të jetë shpallja me kohë e zgjedhjeve lokale të planifikuara në pjesën e parë të muajit maj të këtij viti. Sipas kësaj , Zaev sugjeron që zgjedhjet te shpallen në fund të shkurtit ose në fillim të marsit. Kjo do të ishte një arsye më tepër që të përshpejtohen vendimet e subjekteve politike./Gazeta Express