LSDM: DO TË SIGUROJMË PAGË MESATARE DERI 30.000 DENARË

LSDM-ja premton pagë reale mesatare prej 30.000 denarëve. Thekson se me politika përgjegjëse ekonomike do të mundësojë rritje reale ekonomike në Maqedoni dhe jetë cilësore për të gjithë qytetarët. “Spiralen e rritjes së pagave do ta hapim me rritjen e pagës minimale, e cila në katër muajt e parë të mandatit do të rritet në 12.000 denarë për të gjithë punonjësit, ndërsa deri në fund të mandatit deri 16.000 denarë. Pagën mesatare prej 30.000 denarë do ta sigurojmë me mbështetje të fuqishme të ndërmarrjeve vendore, mikro, të vogla dhe të mesme, për të cilat planifikuam 140 milionë euro ndihmë të drejtpërdrejtë shtetërore”, njoftoi sot LSDM-ja.

Përveç që do të zvogëlohet papunësia, thekson LSDM-ja, do të mundësohet më shumë para të derdhen në buxhet, që do t’i orientojmë sërish prapa te qytetarët, mes tjerash përmes kthimit të 15 për qind nga TVSH-ja në llogaritë konsumatore. “Në këtë mënyrë do ta rrisim standardin jetësor. Nëse ka më shumë para në buxhet, do të ketë edhe për pagë reale mesatare prej 30.000 denarë dhe për pagë minimale deri 16.000 denarë”, thuhet në kumtesë. Sipas LSDM-së, pushteti dhe Enti për Statisitkë “nuk do të mund më shumë me numra joreale t’i gënjejnë qytetarët prej të cilëve shumica, siç theksohet, kanë zgjedhur ndryshime.