LSDM: Gruevski ta mbrojë veten, mbaroi koha e gjykatësve partiak

LSDM-ja përmes një kumtese me shkrim i është përgjigjur deklaratave të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, i cili tha se Zoran Zaevi tenton t’i frikësojë gjykatësit me qëllim që ta shpëtojë veten. Nga LSDM thonë se, ka mbaruar koha e gjykatësve partiak dhe se po vijon rizgjedhja e praktikave evopiane, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët e mbrojtën shtetin e së drejtës me atë që votuan për ndryshime demokratike, që tanimë po ndodhin. Ato ndryshime sjellin qeverinë e re reformuese e cila do të sigurojë gjyqësor të pavarur, përmes rizgjedhjes së gjykatësve përmes praktikave më të mira evropiane. Nikolla Gruevski në vend që t’i gënjenjë dhe shqetësojë gjykatësit e ndershëm, të mendojë për mbrojtjen e tij”, thuhet në reagimin e LSDM-së.