LSDM-ja do t’i propozojë koalicion BDI-së përmes një letre

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) do të dërgojë një propozim në letër për koalicion me BDI-në. Siç mëson 24Vesti, propozimi do të dorëzohet në ditët në vijim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çfër do të ketë në propozim nuk dihet, por thuhet se letra do të përmbajë të gjitha elementet. Zaevi ka deklaruar dje se ka pika të përbashkëta si çështja e PSP-së, zbatimi i reformave të Priebe-së.

BDi-ja nuk ka ndonjë qëndrim për deklaratën e Zaevit, pro burime për këtë televizion thonë se do t’u duhet kohë për të vendosin për një koalicion të mundshëm me LSDM-në./Telegrafi/