LSDM-ja i humbi zgjedhjet, pritet dorëheqja e Zaevit! (VIDEO)

Komisionit Shtetëror Zgjedhor sapo i publikoi edhe rezultatet përfundimtare nga rivotimi në vendvotimin 2011 në komunën e Tearcës.

Sipas KSHZ-së, në vendovitmin 2011, nga gjithsejt 402 vota, për LSDM-ja kanë votuar 245 votues, ndërsa VMRO ka arritur të fitojë 149 vota, njofton TetovaSot.

Poashtu nga një votë ka edhe për BDI-në, PDSH-në dhe Aleancën për Shqiptarët dhe për VMRO për Maqedoninë dy vota.

Nga këto shifra nuk do të ketë ndryshime të mandateve në zonën e gjashtë zgjedhore, dhe po shuhen shpresat e LSDM-ja për ta fituar edhe deputetin e 50.

Zyrtarisht sipas KSHZ-së, VMRO ka 50 mandate, LSDM-49, BDI-10, BESA – 5, Aleanca – 3, PDSH-2.

Zaev, megjithatë, paralajmëroi se në qoftë se humb zgjedhjet do të japë dorëheqje dhe të tërhiqet nga skena politike.

“Nëse kemi zgjedhje të rregullta, korrekte dhe demokratike, unë jam i sigurt se ne do të fitojmë. Nëse ne humbin të njëjtën natë do të paraqesë dorëheqjen nga të gjitha funksionet politike dhe do të kthehem në shtëpi tek fëmijët dhe familja ime”, ka theksuar më parë Zoran Zaevi për Telma./TetovaSot