LSDM-ja kërkon transfer të qetë të pushtetit

LSDM-ja në kumtesën e sotme apelon që të mundësohet transfer i qetë dhe i sigurt i pushtetit dhe presidenti Gjorge Ivanov të veprojë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe të japë mandatin për formim të qeverisë së re.

“Formimi i qeverisë së re dhe zbatimi i prioriteteve reformuese është interes i lartë shtetëror dhe çdo veprim kundër interesave shtetërore është vepër penale e ndëshkuar me ligj. Apelojmë deri tek të gjithë që të veprojnë me mençuri dhe sipas ligjit, që të mundësohet transfer i qetë dhe i sigurt i pushtetit”, njofton LSDM-ja.

Në kumtesë shtohet se qytetarët e presin formimin e qeverisë së re që përfundimisht, siç thuhet, të fillojnë ndryshimet për jetë të mirë dhe dinjitoze për të gjithë.

“Ajo që qeveria e re do t’i qaset rritjes së pagës minimale, do të hiqet taksa radiodifuzive, do të vendoset tarifë e lirë ditore e rrymës dhe gjatë gjithë fundjavës rrymë të lirë, këto janë vetëm disa nga masat e para prej të cilave qytetarët do të ndjejnë lehtësim në buxhetet familjare”, citohet në kumtesë.

Nga LSDM-ja thonë se qeveria e re është e domosdoshme edhe për shkak të proceseve euro-integruese të vendit, e cila gjatë kohë ka qenë e bllokuar dhe e izoluar për shkak të, siç thuhet, interesave kriminele të Nikolla Gruevskit dhe udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së.