LSDM-ja sot do të mbajë kongresin e 21, pritet të shpallen listat e deputetëve

Sot me fillim në orën 14, në “Aleksandar Palace” në Shkup, LSDM-ja do të mbajë kongresin e saj të 21, ku do të votohen listat për deputet, dhe mënyra se si do të shkohet në zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë fushatës zgjedhore pritet që pika kryesore të LSDM-së të jenë se si të krijohen mundësi për jetë në Maqedoni.

“Kemi plan për jetë në Maqedoni, qytetarët duhet të kenë jetë cilësore, si gjithë qytetarët e Evropës pasi ne e meritojmë këtë”, deklaroi Zaev të premten pas takimit me eurodeputetin Knut Fleckenstein.
Në fokus të fushatës së LSDM-së do të jetë edhe largimi i të rinjëve drejt vendeve evropiane, për shkak të papunësisë./Telegrafi/