LSDM: Ne nuk heshtim, por Greuvski gënjen

LSDM-ja përmes një kumtese me shkrim i është përgjigjur Darko Kostovskit të OBRM-PDUKM-së, i cili tha se përmes rizgjedhjes së gjykatësve Zaev përgatit terrenin për ta mbrojtur veten dhe akuzoi LSDM-në për heshtje ndaj deklaratave të kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi. Nga LSDM thonë se ata nuk heshtin, por Gruevski gënjen

“LSDM qartë dhe zëshëm tregon se askush nuk do ta rrezikojë statusin e gjuhës maqedonase dhe unitaritetin e shtetit. Do të mundësohet pranimi praktik i gjuhëve të bashkësive tjera sipas nevojave të tyre, në pajtim me Kushtetutën e Maqedonisë. Maqedonia do të jetë shtet unitar i gjithë qytetarëve, do të ketë qeveri të re reformuese dhe ajo qeveri do të sigurojë integrime euro-atlantike, jetë cilësore, institucione të pavarura dhe drejtësi për të gjithë”, reagojnë në LSDM