LSDM nuk e do BESËN në Qeveri, shkaku i lidhjeve të saja me VMRO-në?!

 

Shumica e re parlamentare siç mëson portali TetovaSot nuk e dëshirojnë Lëvizjen BESA të jetë pjesë e qeverisë se ardhshme. Arsyeje e refuzimit nga shumica për BESËN është se BESA është në koordinim me VMRO-në dhe nuk ju besohet, pasi ata gjatë votimit të krye parlamentarit nuk e votuan dhe u rreshtuan në një vijë me partinë e Gruevskit,

Siç mëson portali TetovaSot, eksponent të lartë të shumicës së re parlamentare dyshojnë që Besa është në varësi të VMRO-se pas hetimeve masive që ajo qeveria e kaluar ndërmori ndaj përkrahësve të Lëvizjes Besa dhe prandaj kanë vendosur që mos ta lejojnë me asnjë kusht të bëhet pjesë e Qeverisë nga dyshimet që do ti shërben VMRO-së.

Më herët, sipas këtyre burimeve, Besa i shërbeu Ivanovit dhe Gruevskit si dhe protestuesve maqedonas me konfirmimin kryeneç që “platforma shqiptare” është shkuar nga Edi Rama dhe është nënshkruar në Tiranë si dhe me këndimin e himnit shqiptar në Kuvend që shërbeu si shkas për hyrjen e huliganeve në Kuvend me 27 prill.

Kjo mund të nënkuptohet edhe nga shkrimet ekskluzive ne portalet e afërta me Lëvizjen Besa të cilët kanë filluar të përgatisin terrenin për një përfundim të tillë duke i gjetur arsyetime “patriotike” Besës, edhe pse këta të fundit haptazi thanë se duan të bëhen pjesë e Qeverisë dhe qëndruan me orë në selinë e LSDM-së.

“BESA, gjykuar nga rrethanat e fundit, është para vendimit serioz që të mos marr pjesë në qeverinë e re dhe t’i lejojë LSDM’së që t’i hetojë të gjitha ato financa të “dyshimta” të Besës. Shpresojmë se me të njëjtin përkushtim dhe qasje do t’i qasen kësaj çështje edhe ndaj partive tjera shqiptare, veçanërisht BDI – së e cila më shumë se për një dekadë bashkëqeverisi me Nikolla Gruevskin. Ne kemi deklaruar se nuk e kemi aspak problem të jemi në opozitë përderisa nuk merren parasysh kërkesat tona themelore: Ridefinimi i shtetit, marrëveshje e afatizuar dhe transparente, qeverisje me duar të pastra dhe pa njerëz me hipoteka, si dhe ndarje e balancuar dhe proporcionale e qeverisjes”, shkruajnë portalet e afërta me  Lëvizjen  BESA.

Ditë më parë, Sekretari i Beses Afrim Gashi në deklaratën e tij as që përmendi RIDEFINIMIN apo ndonjë kusht tjetër për të hyrë në Qeveri./TetovaSot