LSDM ofron 7 ministri dhe kryeparlamentarin për subjektet politike shqiptare

Pas dritës jeshile të BDI-së për Ligjin për gjuhën shqipe, faza e ardhëshme është krijimi i qeverisë nga ana e LSDM-së me subjektet-koalicionet shqiptare.
Burime të portalit “tetova1” bëjnë të ditur se për të funksionuar një qeveri stabile, LSDM do të negocioj ndarjen e posteve qeveritare me 3 subjekte politike shqiptare.
Kështu përveç BDI-së, në qeverinë e ardhëshme do të marin pjesë edhe koalicioni “Rilindje me Besë” dhe koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” që nënkupton një qeveri stabile me 67 deputet. Kjo ka qenë vazhdimisht edhe kërkesa e ndërkombëtarëve që të krijohet një qeveri sa më stabile dhe me përfshirje të gjërë.
Burime të portalit “tetova1” bëjnë të ditur se oferta e LSDM-së për partitë shqiptare është si në vijim.
Për BDI-në janë ofruar 3 ministri, 1 post të zv.kryeministrit, posti i kryeparlamentarit, 1 ministri pa resor si dhe 3 poste të zv.ministrave.
Për koalicionin “Rilindje me Besë”, LSDM ka ofruar 2 ministri, 1 post të zv.kryeministrit dhe 2 poste të zv.ministrave.
Kurse për koalicionin “Aleanca për Shqiptarët”, LSDM ka ofruar 1 ministri dhe 2 poste të zv.ministrave.
Përndryshe Qeveria e Maqedonisë ka gjithësej 13 ministri + 7 ministri pa resor si dhe 5 zëvendës kryeministra.