Lu: Koha e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar ka përfunduar

Ambasadori Amerikan Donald Lu ishte sot në ceremoninë  e diplomimit të magjistratëve të rinj. Gjatë fjalës së tij, Lu tha se koha e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar ka përfunduar me miratimin e reformës në drejtësi.

“Koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ka përfunduar, është brezi i ri ai që duhet të lërë gjurmë. Koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ka përfunduar. Sot është dita juaj. Brezi ri i gjyqtarëve duhet të lerë gjurmë. Shfrytëzoni reformën që të tregoni se njerëzit do trajtohen me respekt. Tregoni se mund të bëni drejtësi pa para, pa ndikim politik dhe frikë nga kriminelë të rrezikshëm. Do ngjisni mal të lartë por do ia dilni. Ta kujtojmë këtë ditë si të parën e brezit të profesionistëve në Shqipëri”, tha Lu.