“Lufta e Bosnjës nisi në një dasmë”

Naser Kelmendi është një shqiptar i Kosovës i akuzuar për pjesëmarrje në krimin e organizuar, drogës dhe trafikut të armëve, ndërsa dyshohet edhe për përfshirjen e mundshme në vrasjen e Ramiz Delalic i njohur si Çelo, një figurë e krimit boshnjak i vrarë në vitin 2007.

E përditshmja e Beogradit “Vecernje Novosti”, raporton se, duke iu drejtuar gjykatës, Fahrudin Radonçiç, i cili kryeson Aleanca për një të Ardhme më të Mirë (SBB)”, ka deklaruar “një version”, sipas të cilës ai ka kërkuar 1 milion marka, nga partia SDA, sepse me kërkesën e tyre ai kishte vrarë një mysafir në një dasmë serbe në Sarajevë në mars të vitit 1992.

 “Ky ishte shkaku i nisjes së luftës në Bosnjë-Hercegovinë”, tha Radonçiç, partia e të cilit është një partner koalicioni SDA.

Megjithatë, Radoncic ka përjashtuar përfshirjen e Kelmendit në vrasjen e Delalic, duke dëshmuar se ai është vrarë nga “mafia shtetërore” boshnjake me urdhër të Alija Izetbegoviç.

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të forta veçanërisht nga Bakir Izetbegoviç, djali i Alija Izetbegoviç, aktualisht në krye të partisë SDA dhe një nga Presidentët e vendit.

 “Sa për pohimin se mafia boshnjake ishte prapa vrasjes së Delalic, vetëm qytetarët e painformuar mund ta besojnë këtë, sigurisht jo një gjykatë”, ka thënë Izetbegoviç.