Luftë SHBA-Kinë? E mundshme.


Luftë SHBA-Kinë? E mundshme.

Frika e një konflikti të mundshëm mes Uashingtonit dhe Pekinit është në rritje që kur Trump është zgjedhur president i SHBA-ve dhe tashmë, paralajmërimet për një luftë bërthamore mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës është “nuk janë më të paimagjinueshme”.

Kështu shkruan sot britanikja “Daily Star”, duke shtuar se, gazeta pro qeveritare kineze ka raportuar së fundmi se, vendi do të “ndërtojë më shumë armë bërthamore dhe do të përshpejtojë vendosjen e raketës balistike DF-41” për tu mbrojtur nga Trump.

Tensionet mes administratës së Barak Obamaës dhe Kinës kanë çuar në vendosjen e shumicës së Marinës së SHBA-ve, në Paqësor.

Tensione këto që duket se janë në rritje me ardhjen në Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, raporton media britanike.

Marrëdhëniet mes dy vendeve morën një krisje javën e shkuar kur Trump zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Tajvanit, duke shkelur protokollin ndërkombëtar.

Editoriali i gazetës kineze “Global Times” i ka bërë thirrje ushtrisë vendase që të përgatitet për më të keqen.