Lugano nuk e lëshon Sadikun

Ylli shqiptar po shkëlqen me Luganon dhe për këtë arsye skuadra zvicerane nuk dëshiron ta lëshojë

Armando Sadiku po shkëlqen këtë sezon me Luganon në Superligën zvicerane. Ai erdhi si huazim nga Zurich që garon në Ligën e Parë, raporton albinfo.ch.

Pasi është vendimtar për skuadrën e tij, Sadiku po kërkohet nga disa skuadra evropiane dhe vështirë se mund të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në Lugano.

Megjithatë, sipas mediave zvicerane, Lugano nuk e ka ndërmend të lëshojë yllin shqiptar.

Lugano sezonin e ardhshëm gjithashtu mund të luajë në garat evropiane dhe kjo do të ishte një mundësi e mirë që Sadiku të luajë në Ligën e Evropës.