Luksi 9 mijë euro i ish drejtoreshës

Ish drejtoresha e Agjencisë për Punësim vetëm gjatë vitit 2016 kishte shpenzuar hiq më pak 429.597 denarë apo rreth 7.000 euro, vetëm për çështje luksoze, njofton drejtoresha aktuale e këtij Institucioni Biljana Jovanovska.

Jovanovska gjatë konferencës së sotme për shtyp po ashtu ka pohuar se nga ish drejtoresha e Agjencisë për punësim vetëm në gjysmën e parë të vitit 2017, për çështje luksi ka shpenzuar 116.625 denarë apo rreth 2000 euro.

Sipas Jovanovskës gjitha këto ishin shpenzuar për nevoja personale dhe familjare prej marketeve, qendrave tregtare, farmacive, dhe me kartelën zyrtare ishin blerë: Çorape burrash, letra të lagura, kozmetikë, spërkatës, qumësht për trup, smoki, cigare, kaçkavall të përzier dhe vezë thëllëze japoneze, pije soje, haribo, peshk të freskët salmon dhe levrek, produkte të konservuara, stika dhe fruta arrore.

“E informojmë opinionin, që në përputhje me rregulloren pozitive ligjor, personi Sllobodanka Aleksovska është suspenduar nga vendi i punës si udhëheqëse në Qendrën për punësim në Qytetin e Shkupit, dhe është vendosur që të fillojë një procedurë disiplinore, procedurë e cila do të fillojë pas përfundimit të zgjedhjeve, dhe është në proces kompletimi I të gjitha dokumentacioneve të nevojshme në paraqitjen e kallëzimeve penale për krimet e kryera nga ana e sajë”, tha Jovanovska.

Ajo shtoi se Sllobodanka Aleksovska, në mënyrë të pandërgjegjshme, në kundërshtim me rregullat ligjore, ka bërë shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit, duke shkaktuar dëme të pronës dhe fondet e buxhetit të Agjencisë së Punësimit.

Aleksovska në pajtim me rregullat ligjore është suspenduar nga pozita drejtuese e Qendrës për Punësim të Qytetit të Shkupit, ndërsa siç njoftoi Jovanovska është sjellë vendim për ngritjen e procedurës disiplinore e cila do të vazhdojë pas përfundimit të zgjedhjeve.

Në vijim është kompletimi i dokumenteve të nevojshme për parashtrimin e kallëzimit penal për vepra të kryera penale nga Aleksovska.

Jovanovska njoftoi se në kundërshtim me Rregullin për shfrytëzimin e automjeteve motorike zyrtare, Aleksovska ka shfrytëzuar dy automjete jashtë orarit të punës, pas orës 16 e 30 minuta edhe atë gjatë fundjavave, gjatë shfrytëzimit të ditëve të lira dhe gjatë shfrytëzimit të pushimit vjetor.