Lule rrugëve ku ec vetura e Ali Ahmetit në Gostivar (FOTO)

Është mbushur me lule rruga ku ka ecur vetura e Ali Ahmetit në Gostivar. Mijra qytetarë sonte e kanë pritur liderin e BDI-së Ali Ahmetin me lule dhe krah hapur në qytetin më të ndërtuar në Maqedoni sa i përket infrastrukturës, njofton TetovaSot.

Ahmeti nga Gostivari tha për partitë tjera politike shqiptare se nëse duan të punojnë le të bëjnë platforma dhe të garojnë, sepse hakun askush nuk ua han. Ne urojmë që në vendin tonë të ketë alternativa, por ama e kanë tepruar sa, nuk jemi shumë që shqiptarëve t’u tregojmë nga 10 alternativa, shihni në Luginën e Preshëvës, Mal të Zi, sa rijnë në mandate nga një deputet, sepse kështu i duan shqiptarët të ndarë e të përçarë. Populli e di se kush jemi, nuk manipulohet populli. Le të dalin me mend në kokë, platforma sesi ta çojnë këtë shoqëri përpara.

lule2 lule