Lutfiu: Me hapjen e Universitetit “Nëna Terezë” BDI i përmbushi premtimet

Ministri i arsimit Pishtar Lutfiu ka deklaruar se për Universitetit “Nënë Tereza” ne Shkup është siguruar plani i detajuar urbanistik, andaj nga viti i ardhshëm planifikohet ndërtimi i kampusit universitar i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
 
Në vazhdim keni deklaratën e plotë të ministrit Lutfiu:
“Të nderuar përfaqësues të mediave, ashtu siç premtuam për hapjen e universitetit të ri “Nënë Tereza” në Shkup, i cili funksionon me pesë fakultete, kryesisht teknike duke siguruar 84 punësime të stafit akademik dhe me një Rektorat i cili ndodhet në qendër të qytetit me të gjitha kushtet e nevojshme për funksionimin e Universitetit, sot po premtojmë se politikat e Bashkimit Demokratik për Integrim në krye me Ali Ahmetin, po vazhdon rrugën e implementimit të këtij projekti gjigant dhe historik për shqiptarët e Maqedonisë. Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë të gjitha masat që nëpërmjet Ministrisë së Arsimit të bëjë rritjen e buxhetit për investimet kapitale nga viti në vit. Dua t’ju informoj se për objektin e Universitetit “Nënë Tereza” ne Shkup është siguruar plani i detajuar urbanistik, po ashtu nga ana e universitetit është duke u përgatitur koncepti dhe plani i universitetit, në bazë të së cilit Ministria do të publikojë konkurs publik për zgjedhje më të mirë ideore, andaj nga viti i ardhshëm planifikohet ndërtimi i kampusit universitar i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.”