Lyen trupin me benzin në afërsi të ambasadës amerikane

Policia arrin të parandalojë një ngjarje të rëndë. Një person i moshës 53 vjeç banues në Tiranë ka lyer trupin me benzinë në Rrugën e “Elbasanit”, në afërsi të Ambasadës Amerikane.

Policia identifikoi shtetasin me inicialet F. S.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është bërë i mundur parandalimi i veprimeve të tij që mund të çonin në vetëvrasje.

Personi është shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje për të zbardhur arsyet e veprimeve të tij.

Burime nga policia bëjnë të ditur se 53 vjeçari ka treguar se ndihej i përhumbur për shkak se ishte i papunë. Burimet bëjnë të ditur se ai do të dërgohet për kontroll të gjendjes psikike