Madonna do të martohet sërish me Sean Penn për 150 mijë dollarë

Martesa e tyre zgjati vetëm 4 vjet, por duket se ata janë gati për një raund të dytë …nëse çmimi është i duhuri.
Madonna dhe ish-bashkëshorti i saj Sean Penn kanë dhuruar një performancë të jashtëzakonshme gjatë galasë së bamirësisë në Miami Art Basel të premten mbrëma.

madona1

58-vjeçarja nxori në ankand, me qëllim përdorimin e fondeve për bamirësi, disa nga bizhuteritë  e saj, koleksione art, madje edhe veten… duke u ofruar të martohej sërish me ish-bashkëshortin e saj Sean Penn, nëse ai paguante 150 mijë dollarë.

madona2

Pasi aktori fituesi i çmimit ‘Oscar’ u ngjit në skenë për t’ju bashkuar performancës së këngëtares, ai e pranoi ofertën, ndërsa Madonna deklaroi se është ende e dashuruar me të. Gjithçka dukej pjesë e shfaqjes, edhe pse një martesë e dytë mes çiftit të famshëm nuk përjashtohet.