Mafiozi serb rrihet keq në klubin e natës

Zoran Jaksiç, kreu i një grupi mafioz në Serbi, u rrah keqas teksa po shkonte të argëtohej në një pub nate në kryeqytetin serb.

Në videon e publikuar nga mediat në serbi, mafiozi shihet teksa goditet disa herë nga një grup rival.

Përplasja mes grupeve rivale ka ndodhur në fillim të vitit 2016, pasi tashmë Jaksic rezulton i arrestuar në Amerikën Latine për trafik droge. Gjithashtu në Serbi ai akuzohet dhe për vrasje.