Majlinda Kelmendi vlerësohet me çmim nga Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare

Kosova është shpërblyer nga Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC) me çmimin për Depërtimin më të Mirë të Komitetit Olimpik pas triumfit të Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’

Xhudistja kosovare pasi mori këtë çmim, ka mbajtur një fjalim emocionues, ku falënderoi të gjithë sidomos kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer.

Ajo tha se ky çmim nuk është i rëndësishëm vetëm për të, por për popullin e Kosovës e veçanërisht fëmijët.kelmendi

“Kosova u bë anëtare e KON-it dy vite më parë dhe këtë vit ishte viti i parë që ishte pjesë e  Lojërave Olimpike dhe për herë të parë fituam medaljen e artë olimpike, kështu që jam shumë e lumtur dhe e bekuar”, u shpreh Klemendi.

Xhudistja Kelmendi tha se e gjithë kjo filloi një natë kur në vitin 2009 Kosovën e vizitoi kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer dhe që atëherë ai asnjëherë nuk ndaloi që të na mbështesë ne.

Ndërsa trajneri Driton Kuka në një postim në Facebook, shprehet se “Kosova merr shpërblimin më të madh në Histori si Breakthrough National Olympic Committee të Lojërave Olimpike duke iu falënderuar Medaljes së artë të Majlindës në Rio ’16!”.

Majlinda Kelmendi ka shkruar historinë duke  marrë medaljen e artë në Lojërat  Olimpike Rio 2016 në xhudo për kategorinë deri në 52 kilogramë.