“Makbethi” i Teatrit Shqiptar të Shkupit nesër mbrëma në skenën e TKK në Prishtinë (VIDEO+FOTO)

Në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë nesër, e mërkurë, 14 dhjetor, do të shfaqet tragjedia e Uiliam Shekspirit “Makbethi” në interpretim të Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Bëhet fjalë për një inskenim spektakolar nga trupa shqiptare nga Shkupi të njërës prej veprave më të njohura të dramaturgjisë botërore, realizim ky që për herë të parë prezantohet para publikut kosovar. Para kësaj, ky projekt parti prezantime tejet të suksesshme në skenat e Shkupit dhe në festivale brenda dhe jashtë vendit, si në Verën e Ohrit, Festivalin ndërkombëtar teatror të Antalias etj. Përveç kësaj, me premierën e “Makbethit” Teatri i Shkupit para një viti shënoi 65-vjetorin e themelimit.

Regjinë e veprës së punuar sipas përkthimit të mrekullueshëm të Fan Nolit, e ka bërë regjisorja e njohur nga Bullgaria Diana Dobreva, ndërsa rolet i interpretojnë Muzhajdin Qamili – Muçi (mbreti Makbeth), Teuta Ajdini Jegeni (zonja Makbeth), Amernis Nokshiqi Jovanovska, Zarije Jonuzi, Bekim Dardhishta, Genci Mirzo, Visar Etemi, Drita Kaba Karaga , Dritëro Ame, Fisnik Zeqiri etj.

“Makbethi” i trupës së Shkupit në TKK do të shfaqet me fillim në orën 20:00./Gazeta Express/