Makina po ndiqej nga policia, vdes marokeni, plagosen 3 shqiptarë

Një maroken ka humbur jetën dhe tre shqiptarë  janë plagosur në një aksident në provincën Lucca në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se makina me të cilët po udhëtonin 4 personat po ndiqej nga policia dhe në tentativë për tu larguar doli nga rruga duke përfunduar në një humnerë.

Makina tip “Fiat 500” ku po udhëtonin shqiptarët ishte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Raportohet se shoferi ka humbur kontrollin në një kthesë, më pas është përplasur me një bordurë dhe  ka përfunduar në kanal.

Nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës dhe tre të plagosurve shqiptarë.