Makina shpërthen në flakë, shpëton mrekullisht çifti nga Kumanova

 

Një automjet tip “Yugo” me targa nga Kumanova ka shpërthyer në flakë në qytetin e Shkupit rreth mesditës së sotme.

Drejtuesi i automjetit me iniciale S.V. 37 vjeç nga Kumanova, ka qenë në automjet së bashku me bashkëshorten e tij, dhe janë munduar të shuajnë flakët, por për fat të keq zjarri ka qenë i madh aq sa makina është shkrumbuar e gjitha.

Çifti është dërguar në spital për shkak të sasisë së madhe të tymit që kanë thithur, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë zjarrfikësja dhe policia, e cila po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes