Makinat pa shoferë testohen në rrugët e Britanisë

ë rrugët e Britanisë për herë të parë u testuan veturat pa shoferë të cilat mendohet të lëshohen në përdorim në transportin uraban nga viti 2020. Ndërkohë Qeveria britanike tenton të zhvillojë një industri globale duke i inkurajuar kompanitë teknologjike në krijimin e makinave autonome. Autoritetet britanike parashikojnë që deri në vitin 2025 të fitojnë 1.1 trilion dollarë nga shitja e makinave autonome në tregun global.

“Për herë të parë në Britani në hapësirat publike kemi lëshuar një automjet pa shoferë. Kjo është shumë e rëndësishme për shumë arsye edhe pse një pjesë e madhe e publikut nuk u zë shumë besë, ato nuk ndihen të sigurt me këto automjete”, tha Neil Fulton, sistemi i transporteve.

Prodhuesit e makinave autonome thonë se në këto makina janë të siguruara të gjitha masat e sigurisë, ato voziten në mënyrë robotike njëjtë sikur t’i voziste një qenie humane. Por pavarësisht gjithçkaje përsëri duhet të definohen përgjegjësitë ligjore në rast të një aksidenti të mundshëm .

Shefkije Alasani