Mali i Zi arreston serbin e dënuar për krime lufte në Kroaci

Policia malazeze arrestoi të mërkurën një serb nga Kroacia të dënuar me 15 burgim për krime gjatë luftërave të vitëve 1990të.

Policia tha se 47-vjeçari Miroslav Jovic, ngas Glina e Kroacisë u arrestua në fshatin bregdetar malazez Tivat.

Një gjykatë kroate e ka dënuar në mungesë Jovic për vrasjen e një gruaje kroate dhe plagosjen e burrit të saj në lindje të Kroacisë gjatë luftës së pavarësisë, në konfliktin ku u vranë rreth 10 000 njerëz. Asokohe malazezët luftonin përkrah rebelëve pro-Serbë.