Mali i zi voton qeverinë e re, shqiptarët me një ministri

Kuvendi i Malit të Zi e ka votuar sot Qeverinë e re të këtij shteti me kryeministër, Dushko Markovic.

Qeverinë dhe programin që e ofroi kryeministri Markovic e mbështeten 41 deputetë të DPS, SD, BS dhe koalicionit të shqiptarëve “Shqiptarët e vendosur”.

Ministër i Mbrojtjes është zgjedhur Predrag Boshkoviq, Ministre e Ekonomisë Dragica Sekuliq, kurse i Financave, Darko Radunovic.

Ministër i Punëve të Jashtme është zgjedhur ish ambasadori malazez në SHBA, Srgjan Darmanovic.

Ministër për të drejta të njeriut dhe ato të pakicave është zgjedhur Mehmet Zenka nga koalicioni “Shqiptarët e vendosur”.