Malta “mbulohet” me flamujt e Kosovës


Malta “mbulohet” me flamujt e Kosovës

Flamuri i Kosovës ka mbuluar rrugët dhe sheshet e kryeqytetit të Maltës, Valletta.

Kjo për shkak të vizitës shtetërore të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Pritet që Thaçi të takohet me krerët e shtetit të Maltës në një ceremoni protokollare në sheshin e famshëm të Vallettas, “St George’s Square”.

Thaçi do të takohet me presidenten Marie Louise Coleiro Preca, kryeministrin, Joseph Muscat dhe kryeparlamentarin, Angelo Farrugia do të zhvillohen në pallatin “San Anton Palace”.