Maltë – Përplaset avioni me zyrtarët e BE-së, 5 të vdekur

Të paktën 5 persona kanë vdekur pasi një avion që besohet të ketë qenë me zyrtarë të agjencisë së kufirit të BE-së u përplas në Maltë.
Avioni i vogël u rrëzua menjëherë pasi u nis nga Aerporti Ndërkombëtar i Maltës rreth 7.20 të mëngjesit me orën lokale.
Një dëshmitar tha për Times of Malta se avioni sapo u ngrit anoi nga e djathta dhe u rrëzua menjëherë.
Në fillim u raportua se avioni mbante zyrtarë të BE-së nga Agjencia Bregdetare e Mbrojtjes Frontex.
Por ishte i menjëhershëm reagimi i Frontex në Twitter ku shkruhet: “Avioni i përplasur në Maltë nuk ishte i dërguar nga ne”
Pamjet e filmuara nga një tjetër avion tregojnë përfshirjen nga flakët të avionit me zyrtarët e BE-së në bord.
Nga kjo tragjedi nuk besohet të ketë të mbijetuar, dhe konsiderohet si aksidenti më i keq ajror i ndodhur në Maltë.
Zyrtarët thanë se avioni po drejtohej për në qytetin Misrata në Libri dhe nuk ka një konfirmim të mënjehërshëm të kombësisë së viktimave.