Mamanë e ngatërrojnë për të dashurën e djalit

Me një lëkurë që shkëlqen, flokë të shëndetshëm dhe asnjë rrudhë në sipërfaqe, nuk është çudi që kjo 54 vjeçare duket sa gjysma e moshës së saj.

Pamela Jay nga Yorkshire, Angli duket aq e re sa që e ngatërrojnë për të dashurën e djalit të saj 22 vjeçar.

Sipas mamasë beqare, sekreti i bukurisë së saj është vaji i arës së kokosit, një dietë e shëndetshme dhe joga e përditshme.

Znj.Jay tha për Daily Mail se njerëzit shpesh mendojnë se po gënjen kur i tregon për moshën e saj.

“Ndonjëherë njerëzit çuditen aq shumë sa që duhet t’i tregoj kartën e identitetit që t’i vërtetoj sa vjeç jam. Ndonjëherë edhe unë vetë kur shoh veten në pasqyrë nuk e besoj që jam 54 vjeç” u shpreh ajo.