Man Utd bën ndryshime të mëdha, ja sulmi i frikshëm në edicionin e ardhshëm?! (FOTO)

Jose Mourinho po planifikojë të ketë një dyshe të frikshme në sulmin e Manchester Unitedit.

Si duket trajneri portugez, është pajtuar me faktin se Zlatan Ibrahimovic duhet të largohet nga ‘Old Trafford’ pas atij lëndimi të tmerrshëm, duke filluar të mendojë për pasuesit e tij.

Mediet në Britani shkruajnë se në Manchester United mund të zbarkojnë dy emra të mëdhenj. Bëhet fjalë për Alvaro Moratan dhe Romelu Lukakun.

Manchester United është i gatshëm të shpenzojë deri në 100 milionë euro për të dy këta sulmues.

E kur këtyre dy sulmuesve iu shtohet edhe Antonio Griezmann, atëherë kjo lë të kuptohet se ‘Djajtë e Kuq’ do të jenë rival të denjë për titull./portali Antpress.mk/