Manchester City dhe PSG, ‘në luftë’ për Danilo

Mesfushori i Portos, Danilo, është bërë objektivi i radhës i skuadrave të njohura si, Manchester City dhe PSG, raporton KosovaPress.

Porto janë shprehur se nuk dëshirojnë ta shesin 25-vjeçarin, por një ofertë prej 55 milionë funta, do ta ndryshonte qëndrimin e tyre.

Sipas mediave portugeze, nëse City arrin marrëveshje me Danilo, atëherë ata do ta lejonin qëndrimin e tij në Porto deri në sezonin e ardhshëm, por PSG janë duke kërkuar me çdo kusht transferimin e një mesfushori, dhe shifra e kërkuar nga ekipi portugez nuk pritet të paraqet problem për francezët. /KosovaPress/