Manchester, kamikazi përdori bombë me gozhdë për ta bërë sulmin sa më vdekjeprurës

 

Të paktën 22 viktima kanë humbur jetën ndërsa më shumë se 50 të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e sulmit që ndodhi mbrëmë në “Manchester Arena” një natë më parë gjatë koncertit të Ariana Grande.

Terroristi, emri dhe foto e të cilit ende nuk është publikuar nga policia apo mediat e huaja, përdori bombë me gozhdë (Shrapnel) për t’u siguruar se shpërthimi të ishte më vdekjeprurës.

Ndërkohë, policia konfirmoi mëngjesin e sotëm se kamikazi ndërroi jetë para pasi të aktivizonte bombën.