Manchester United fiton Ligën e Europës

 

Manchester United ka arritur të fitojë Ligën e Europës. Djemtë e Jose Mourinhos mposhtën në finale skuadrën e Ajax me rezultatin 2-0.

Golat për Manchesterin i shënuan Paul Pogba në minutën e 18-të dhe Henrik Mkhitaryan në minutën e 48-të.

Përvec triumfit në këtë kompeticion, “Djajtë e Kuq” me këtë fitore siguruan dhe kualifikimin në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm pavarësisht se në kampionat u renditën në vendin e 6-të.