Manchester United…100 milionë euro për francezin Griezmann?

Ne Angli jane te sigurte… Antoine Griezmann ne sezonin e ardhshem do te luaje ne Premierlige.

Sipas asaj qe shkruante te merkuren “Independent”, Manchester United eshte gati te beje gjithcka per te siguruar sherbimet e sulmuesit francez te Atletico Madrid.

Gazeta britanike shkruan per kontaktet e emisareve te United dhe perfaqesuesve te lojtarit kane nisur prej kohesh dhe klubi anglez per transferten e Griezmann eshte gati qe te paguaje edhe klauzolen, pra 100 milione euro.

Griezmann ka rinovuar kontraten me Atletico Madrid deri ne fund te sezonit 2021 veren e kaluar me nje klauzole prej 100 milione euro!