Mandatin duhet ta merr Ali Ahmeti për të shpëtuar Maqedonia

Për të ecur Maqedonia drejtë rrugës së BE-së dhe NATO-së mandatin për formimin e qeverisë duhet ta merr lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Ai deri tani është treguar si njeriu kyç në politikë dhe pa aminin e tij nuk ndodh asgjë në këtë shtet, njofton TetovaSot.

Pas grushtit që i dha VMRO-së ditë më parë ku i tha JO bashkëpunimit për një qeveri të re, kanë nisur gjunjëzimet nga ana e liderit të LSDM-së Zoran Zaev, ku mundohet me çdo kusht të bëjë qeverinë me liderin e BDI-së Ali Ahmetin.

Edhe mediat maqedonase si shpëtimtarë të shtetit sytë i kanë vetëm tek Ali Ahmeti, ku sipas tyre Ahmeti është  njeriu i cili mund të sigurojë një shumicë parlamentare dhe vendi mund të del nga kriza politike.

“Nëse shkohet në një koalicion të zgjeruar, pse mos të jetë Ali Ahmeti mandatar për një koalicion të reformuar. Ahmeti mund të sigurojë  mbështetje më të gjerë të partive politike ose qeverisë. Qeveria do të kishte  një agjendë shumë të veçantë për zbatimin e reformave, zbatimin e plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe agjendën e NATO-së dhe BE-së” thonë nga BDI

Pas dorëzimit të mandatit Nikolla Gruevski, presidenti Ivanov duhet të ia jep mandatin Zoran Zaevit si fitues i dytë i zgjedhjeve ku do të kërkojë edhe ai një bashkëpunim për të qeverisur me vendin, dhe nëse Zaev dë të dështojë atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja në maj me zgjedhjet lokale ose në shtator.